Mbrëmë, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.
Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës.
Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që të respektohet Rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.
Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë rregullat lidhur me respektimin e orarit zyrtar të paraparë.

Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...