Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash që do të shtohen në pjesën e dytë të ditës ku në zonat juglindore mund të sjellë shira lokalë.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 18ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 28ºC.
Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi të ulët.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 24ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 25ºC./Top Channel/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...