Të enjten pasdite Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka iniciuar procedurë disiplinore për FFK-në dhe për Federatën e Futbollit të Malit të Zi.
Për këtë Federata e Futbollit e Kosovës mund të marrë ndonjë gjobë për shkak të zhvillimeve në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të zhvilluar të hënën në Prishtinë.
Për FFK-në është hapur procedurë për hedhje të gjësendeve, ndërsa në njoftim nuk janë dhënë më tepër informata.
Ndërsa për Federatën e Futbollit të Malit të Zi është hapur procedura për hedhje të gjësendeve dhe për trazirat e shkaktuara nga tifozët e tyre në këtë ndeshje.
Trupi i UEFA-së për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë do të merret me këtë rast më 21 nëntor, ka njoftuar UEFA në faqen e saj zyrtare.
Kjo ndeshja u fitua nga djelmoshat tanë 2-0.
Ajo çfarë na në sy në këtë takim ishte tollovia që e krijuan 100 tifozët e Malit të Zi që ishin të pranishëm në stadium.
Përleshja zgjati disa minuta, ndërsa me hyrjen e forcave speciale të sigurisë në stadium, tifozët malazezë u qetësuan.
Sipas Federatës së Futbollit të Malit të Zi që kanë dërguar raport për ëktë drejt UEFA-s shkruan se tifozët e Kosovës me gjeste i kanë provokuar tifozët e Malit të Zi, gjë që e ka sjellë konfliktin e tifozëve malazezë me personat përgjegjës për siguri.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”