Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic thuhet se ka rënë dakord me kushtet personale me Milanin për një kalim tek Rossonerët.
Mandzukic dukej se ishte drejtuar për tu transferuar te Manchester Unitedi pasi një lëvizje e propozuar në Katar ra.
Por, sipas gazetës me qendër në Milano, Il Giornale, kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje me sulmuesin kroat.
Sipas tyre 33-vjeçari tërhoqi interes edhe nga Interi, por në vend të kësaj Zonja e Vjetër i dha përparësi rivalëve të qytetit, Milanit.
Milani tani do të definojë marrëveshjen nëse dëshiron transferimin e sulmuesit në janar ose në verë.
Në pritje të kroatit tek Rossonerët janë bashkatdhetarët e tij Zvonimir Boban dhe Ante Rebic.
Ndryshe, Milani është ekipi me më pak gola deri tani këtë sezon në Serie A dhe janë të pakët në opsionet me përvojë në sulm.
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...