Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, mund të rikthehet në Europë. Duke parë dëmtimin e Alexis Sanchez, futbollisti mund t’i shërbejë Antonio Contes, i cili nuk do të ishte i detyruar të kërkonte një alternativë në merkato, pasi lojtari i përket Interit.
Sulmuesi po kalon një formë shumë të mirë te Flamengo, ku po shënon vazhdimisht, duke i bindur edhe drejtuesit e klubit brazilian, që kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur në ekip 23-vjeçarin. Por duket se Flamengo do ta ketë të vështirë të bindë lehtësisht Interin, pasi në garë është rifutur Schalke, që është në tratativa të avancuara me zikaltrit për kartonin e brazialinit që vlerësohet 30 milionë Euro.
Gjithsesi, Gabigol mund të kthehet në janar në Milano, ku mund t’i jepet një shans i artë nën drejtimin e Contes./supersport/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...