Fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE, varet vetëm nga takimi i kësaj të mërkure, mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Sipas mediave gjermane në axhendën e bisedimeve do të jenë dhe hapja e negociatave për këto dy vende. Një përfaqësues i qeverisë së Kancelares, Angela Merkel tha për gazetën Ëelt se kancelarja do të trajtojë temën e negociatave me Macron të mërkurën në Këshillin e Ministrave Franko-Gjermane.
Ndërsa gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se Parisi zyrtar po justifikon refuzimin e tij duke bërë thirrje për një rregullim thelbësor të procesit te zgjerimit te BE, para fillimit të bisedimeve të pranimit.
Një ditë më parë, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së u takuan në Luksemburg për të diskutuar hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vetëm Franca kundërshtoi hapjen e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Holanda, Danimarka dhe Spanja e mbështetën atë, por bllokuan procedurën për Shqipërinë.
Finlanda e cila ka dhe presidencën e BE-së propozoi që të dy vendet të merrnin një vlerësim të veçuar, por kërkesa u refuzua sërish nga Franca.
Ndërkohë dokumenti zyrtar i përgatitur nga Presidenca finlandeze e Bashkimit Europian pas mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme propozon hapjen e menjëhershme të negociatave me Maqedoninë e Veriut, ndërsa hapjen e negociatave me Shqipërinë e shtynë për gjysmën e parë të vitit 2020.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...