Pas publikimit të listave të rinumërimit nga KQZ-ja në vendvotimin 1907E në Prishtinë, del që ankesat e disa kandidatëve për deputet kanë qenë të drejta në raport me mungesën e disa votave.
Një nga kandidatet për deputete që kishte shprehur shqetësim për mungesë votash në subjektin e saj, ka qenë edhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD.
Ditë më parë Luzha është ankuar se në qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, sipas rezultateve të KQZ-së, kishte marrë vetëm një votë. Por Luzha kishte votuar së bashku me bashkëshortin atë qendër.
Vetë Besa Luzha ka thënë se ishte e bindur që në vendvotimin 1907E ku kishte votuar bashkë me burrin, do t’i merrte dy vota.
Në anën tjetër, KQZ-ja i kishte shënuar vetëm një votë në listat paraprake.
Pas rinumërimit, Besa Luzhës i janë shënuar 5 vota në vendvotimin ‘1907E’, andaj si duket kandidatja për deputete e cila është profesoreshë me profesion, ka pasur të drejtë kur është ankuar për mungesë votash në subjektin politik ku ajo bën pjesë.
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”