Uebfaqja e njohur SofaScore ka publikuar formacionin e javës për ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 dhe në mesin e tyre është edhe një futbollist kosovar.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani është në formacionin e më të mirëve të përzgjedhur nga SofaScore falë paraqitjes së tij impresive në takimin e “Dardanëve” kundër Malit të Zi, shkruan portali arbresh.info.
Rrahmani është vlerësuar me notën 8.3 dhe përmbush linjën defanzive me yjet si Findlay dhe Anderweireld në sistemin 3-4-3 të përzgjedhur nga uebfaqja e lartpërmendur.

25-vjeçari, i cili është pjesë e skuadrës së Hellas Veronas, arriti të dërgojë në epërsi skuadrën e Bernard Challandes në “Fadil Vokrri” me golin e tij të bukur të shënuar me kokë pas një rivënie këndore të ekzekutuar në minutën e 10′ nga Bersat Celina.
Në njëmbëdhetshen më të mirë të zgjedhur nga SofaScore janë tre yjet e Anglisë, Harry Kane, Raheem Sterling dhe Rob Barkley.
Cheryshev, Mc Ginn, Ilkay Gundogan dhe Christi janë gjithashtu pjesë e këtij formacioni./arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...