Një familje britanike është ndaluar në Shtetet e Bashkuara pasi aksidentalisht kaluan kufirin nga Kanadaja.
David Connor dhe bashkëshortja Eileen, pretendojnë se janë arrestuar me djalin tre-muajsh pasi morën një kthesë të gabuar për të shmangur një kafshë në Vancouver, transmeton portali arbresh.info.
Ata u ndaluan nga policia, të cilët i thanë se kishin kaluar kufirin ndërkombëtar në Uashington të SHBA-ve dhe i arrestuan duke mos i lejuar të kthehen drejt Kanadasë.
Sipas avokates së familjes Bridget Cambria, kjo e fundit ka mbetur e traumatizuar nga përvoja dhe po mbahen në kushte të këqija.
“Ata nuk e kishin idenë se kishin kapërcyer ndonjë kufi”, i tha ajo një konference për shtyp, raporton Inquirer.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me familjen britanike./arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë