Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës është ajo që posedon vëmendjen më të madhe të qytetarëve kosovarë.
arbresh.info ka pyetur qytetarët se si i komentojnë sukseset që ka arritur vendi ynë në futboll, ku ka marrë përgjigjen se “përfaqësuesja e Kosovës pika e vetme ku te gjithë bashkohen dhe kanë qëndrime të njëjta”.
“Për kundër faktit që janë një ekip i ri në këtë aspekt, djelmoshat janë ata që na gëzojnë, na bëjnë zemrën mal sa herë që dalin në fushë. E kam përcjellë ndeshjen me Malin e Zi, kemi qenë të mrekullueshëm por kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më shumë gola, megjithatë janë të mrekullueshëm.”, ka thënë një qytetar për arbresh.info.
Ndërsa një qytetar tjetër duke treguar shembull “Dardanët”, tha se të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe politikanët.
“Djelmoshat momentalisht janë të vetmit që po na krenojnë në Evropë, shpresojmë që edhe politikanët të bëjnë një gjë të tillë edhe ky vend të ecë përpara. Jam i sigurte që në EORO 2020 do të jemi edhe ne”
Ndryshe, rruga e Dardanëve drejt Evropës është ndritur edhe më shumë së fundmi me fitoren e tyre kundër Malit të Zi me rezultat 2 me 0. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/3046475185422764/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...