Besa Luzha në zgjedhjet e 6 tetorit ia kishte mësyrë pozitës së deputetes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të listës së koalicionit AAK-PSD ku mbante numrin 69, shkruan Gazeta Express.
Për një gjë të tillë Luzha kishte bërë posterë e fushatë, teksa kërkonte votën dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Megjithatë Luzhën nuk e ka votuar as bashkëshorti i vetë. Në qendrën e Votimit të në Fakultetin Teknik në Prishtinë, Luzha kishte votuar sëbashku me bashkëshortin, megjithatë pas numërimit në atë qendër dhe sipas rezultateve të KQZ’së, ajo kishte marrë vetëm një votë.
Vetë Besa Luzha ka thënë se ishte e bindur që në vendvotimin 1907E ku kishte votuar bashkë me burrin, do t’i merrte dy vota.
Lidhur me këtë çështje ajo ka thënë se do të kërkojë sqarime edhe tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD është shprehur e shqetësuar për akuzat brenda koalicionit për vjedhje të votave.
Akuza për vjedhje të votave gjatë numërimit të tyre ka bërë edhe kandidati i AAK-së për deputet Burim Ramadani.
Ai ka shkruar se iu “avulluan” votat nga komisionerët, në një qendër të votimit në Suharekë.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin