Kosova ka vazhduar shpresat për kualifikim automatik pas paraqitjes impresive 2 me 0 ndaj Malit të Zi.
“Dardanët” siguruan tri pikë të plota në takimin e sotëm (e hënë) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 me një paraqitje impresive në “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Amir Rrahmani shënoi golin e epërsisë me kokë në minutën e 10 para se Vedat Muriqi të realizonte për 2 me 0 pak pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Menjëherë pas fitores, kompania e basteve bet365 ka vazhduar serinë e lëvdatave për kombëtaren tonë duke ia kushtuar një tjetër postim djelmoshave të Bernard Challandes.
Në postimin ku tregon pozitat në kuadër grupeve, bet365 ka treguar fillimisht se Kosova gjendet në fund ndaj rivalëve në Grupin A nëse bazohemi në ranglistën e FIFA-së.
Por, pasi shfaq edhe pozitën aktuale me pikë në Grupin A, ku Kosova gjendet në pozitën e tretë me 11 pikë – një më pak se Republika e Çekisë dhe katër më pak se Anglia si lidere, bet365 shkruan disa fjalë vërtetë interesante për kombëtaren tonë.
“Kurrë mos e nënvlerësoni Kosovën”, është shkrimi në fund i këtij postimi të bukur nga uebfaqja e lartpërmendur./arbresh.info/

Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...