Roma ka identifikuar mbrojtësin Elseid Hysaj të Napolit si zëvendësues ideal të Davide Zappacostras, i cili është lënduar.
“Giallorossët” pritet të reagojnë për transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë në janar ose nëse dështojnë në këtë rast, do të tentojnë verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se çdo marrëveshje do të mundësohet me anë të disa hapave. Në janar, skuadra nga Eternal City do të synojë rikthimin e Zappacostas te Chelsea para se të kontaktoj “Partenopein”, ku në verë ata dëshirojnë të transferojnë në formë të përhershme Robin Olsen, Rick Karsdorp dhe Steven Nzonin.
Rëndësia e Hysajt te Napoli gjatë sezoneve të fundit nuk është e njëjtë pas dështimit për të rikthyer formën e tij më të mirë pas lëndimit.
Ai ka bërë vetëm tri paraqitje në Serie A deri tani këtë sezon./arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë