Gruaja e parë e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë e që foli hapur për këtë çështje, Vasfije Krasniqi-Goodman, i ka premtuar përkrahje Shyhrete Tahiri-Sylejmanit e cila sot u bë gruaja e dytë që kërkoi hapur dënim për mizoritë që i janë shkaktuar.
Duke e quajtur trimëreshë, Krasniqi-Goodmani ka kërkuar drejtësi për të gjithë.
“Drejtësi për të gjithë. E dashur Shyhrete do ta kesh përkrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimëresha ime”, tha ajo.
Ndryshe, nëna e tre fëmijëve, Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e cila jeton në Kanada, e shoqëruar nga përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, duke kërkuar që më në fund të ndahet drejtësia.
Përmes dorëzimit publik të dosjes së Tahiri- Sylejmanit, ajo tha se synojnë të mobilizojnë edhe gratë e burrat tjerë që të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. /kp/Telegrafi/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...