Mbretëresha Elizabetë e Mbretërisë së Bashkuar e ka filluar fjalimin e saj në Pallatin Mbretëror duke thënë se prioritet i qeverisë britanike gjithmonë ka qenë largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.
Sidoqoftë, ajo ka theksuar se qeveria e dëshiron një marrëdhënie të re bashkëpunuese me Bashkimin Evropian, e cila do të jetë e ndërtuar mbi themelin e tregtisë së lirë.
Mbretëresha njoftoi edhe për ndryshimet që do të ndodhin pas largimit të vendit nga BE-ja. Kështu, do të ketë rregullore të reja për peshkatarinë dhe bujqësinë dhe do të futet në fuqi një ligj i ri për imigrimin, duke i dhënë fund lirisë së lëvizjes.
Ajo shtoi se plani i ri ekonomik i qeverisë britanike do të jetë i mbështetur në një strategji të re fiskale. Sipas saj, do të ketë edhe reforma në sistemin e kujdesit social për personat e rritur.
Tutje, mbretëresha tha se qeveria është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit. Do të ketë masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ujit dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve, shkruan “The Guardian”./ Express.
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës