Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 2.lidhur me par.1 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit sipas njoftimit të gjykatës, do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.
“Sepse me datën 07.10.2019, rreth orës 14:45 minuta në Prizren, saktësisht në parkingun në afërsi të zjarrfikësve në Prizren, sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtari policor kishte parkuar automjetin e tij, i pandehuri fillon ta ofendoj me fjalë të ndryshme, dhe në momentin kur zyrtari policor, i drejtohet me fjalë “eja me mua në statcionon policor”, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin me iniciale S.J., zyrtarin policor, duke e rrokë për jakne (uniform policore) ja nxjerr kravatën, ja hedhë në tokë, aty kanë ndërhyrë dy kolegët e të dëmtuarit dhe e kanë parandaluar sulmin e mëtejmë”, bën të ditur prokuroria./arbresh.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...