Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson se braziliani Ronaldo është lojtari më fenomenal që ka parë.
Në një intervistë të dhënë për LiveScore, Mourinho ka folur për lojtarin më të talentuar që ka parë ndonjëherë në fushë, transmeton portali arbresh.info.
“Ronaldo ishte fenomenal, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karriera të gjata dhe kanë qëndruar në top nivel për 15 vite, por nëse ne flasim saktësisht për talent dhe aftësi, askush nuk e kalon Ronaldon”
“Kur unë isha në Barcelonë me Bobby Robson, unë mësova se ai ishte lojtari më i fuqishëm që kam parë në fushë”
“Lëndimet e vranë një karrierë që mund të ketë qenë edhe më e mrekullueshme, por talenti që ky 19-vjeçar kishte ishte thjeshtë diçka e mrekullueshme”, shtoi trajneri./arbresh.info/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...