Prokurori Publik, Ljubomir Joveski njoftoi se po hapet hetim i ri për rastin ‘Haraçi’ për katër persona të Lidhjes ndërkombëtare.
Në hetimin e eri, të dyshuarit ngarkohen për larje parash, ndihmë dhe mashtrim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti ‘Haraçi’, Prokuroria e ngriti kundër Bojan Jovanovskit dhe ZOran Milevskit, më pastaj hetimi u zgjerua dhe përfshiu Katica Janevën. Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, dyshohen për ndikime në gjyqësi, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për larje parash.
Sipas Prokurorisë, në periudhën nga prilli i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019 ata kanë kërkuar haraç nga biznesmenë që të lehtësohet procedura gjyqësore kundër tij. Ata kanë kërkuar tetë milionë euro.
Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa Zoran Milevski ndodhet në paraburgim shtëpiak.
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...
Vidhen vazot e luleve të vendosura në rrugë nga komuna në Mi...
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...