Ky është momenti rrëqethës kur një polic anglez vrapon për të ndalur një rrahje mes dy femrave që ndodh në një rrugë të Londrës, ku një i ri mundohet ta ther njërën prej tyre me çelësa dhe atë para syve të zyrtarit policor.
Me të parë se çfarë po ndodhte, policët vrapuan për të ndalur rrahjen të cilën e vëzhgonin nga afër dhjetëra persona në parkun Manor në lindje të Londrës.
Edhe pse policët u munduan ta vënë nën kontroll situatën, në prapavijë dëgjoheshin zëra duke bërtitur, “qëndro atje, largohuni, kush është therur”.
Detektivët kanë arritur t’i arrestojnë dy femrave rreth të 20-ve, nën dyshimin se kanë shkaktuar lëndim trupor dhe se pas intervistimit janë liruar.
Megjithatë policia ka mohuar pretendimet se dikush ka pësuar lëndime trupore, edhe pse në videon e publikuar shihet qartë grushtimi dhe sulmi me çelësa që u shfrytëzuan si thikë për therje. /Telegrafi/
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...