Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Bashkë me të, i akuzuari tjetër Mehdi Kurumeli është dënuar me 1 vit ndërsa Shefqet Morina është liruar nga akuzat.
Demaku akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele toke prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të vetën, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private. Në këtë pronë është ndërtuar një shkollë publike.
Mehdi Kurrumeli është drejtor në Shërbimin Kadastral të Komunës së Drenasit ndërsa Shefqet Morina, referent për ndërrime kadastrale në këtë komunë.
Demaku është kryetari i katërt i një komune që qeveriset nga PDK që dënohet me burg.
Para tij, dënim nga gjykata kanë marrë edhe ish kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, dhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona