Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se kanë votuar rreth 30% e qytetarëve me të drejtë vote.
“Procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 apo 29.28% nga 1.937.868 me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 497 mijë apo 27.5% e votueseve”, ka thënë ajo.
Daka ka shtuar gjithashtu se incidentet e ndodhura nuk kanë ndikuar në proces.
“Ka pas edhe disa çështje që janë raportuar në dhomën operative por për të cilat janë përkujdesur prokurorët dhe pjesëtarët e Policisë dhe janë incidente që nuk e kanë dëmtuar procesin e votimit”, ka shtuar ajo.
Daka ka shtuar gjithashtu se KQZ nuk e di numrin e saktë të votave nga diaspora.
Konferenca tretë e KQZ-së do të mbahen në orën 19:30.
Pak minuta më parë konferencë për mbarëvajtjen e procesit të votimit ka mbajtur edhe koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)”.
Përfaqësuesi, Artan Murati ka thënë se fotografimi i votës ka ndodhur në 83 raste.
“Cenimi i fshehtësisë së votës prej orës 09:30 deri 13:00 , fotografimi i votës prej ka ndodhur në 83 raste, bërja publike e vendvotimit 31 raste dhe qëndrimi i më shumë se një personi brenda kabinës së vendvotimit ka ndodhur në 96 raste”, ka thënë ai./arbresh.info/
Lexo edhe: DnV: Rreth 100 raste të fotografimit të votës

Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...