Crvena Zvezda ka konfirmuar se do të luajë ndeshjen e sajë në Mitrovicë.
Raundi i 1/16 së finales së Kupës së Serbisë, ndërmjet Trepçës dhe Crvena Zvezdas do të luhet në Kosovë.
Kjo ndeshje planifikohet të luhet të mërkurën, më 9 tetor, bën të ditur faqja zyrtare e skuadrës nga Beogradi.
“Dëshira jonë ishte që ndeshja të luhej në Mitrovicë dhe ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që u përmbush. Shkojmë në Kosovë pothuajse çdo vit dhe e dimë se sa e rëndësishme është për njerëzit tanë, sa i presin sukseset tona sportive dhe sa presin me padurim ardhjen tonë në këtë ndeshje. Presim një stadium të plotë, lojë të mirë nga të dy ekipet dhe sjellje korrekte, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Dua të falënderoj FIFA-në dhe UEFA-në për përkrahjen dhe shpresoj që gjithçka do të shkojë në frymën e sportit dhe të lojës së ndershme deklaroi drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziq, përcjell lajmi.net.
FFK kishte mohuar faktin se kjo ndeshje mund të luhet në territorin e Kosovës. Mbetet të shihet se si do të vijojë ngjarja.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...