Pas disfatës tronditëse 7 me 2 në shtëpi kundër Bayern Munichut në mes javë, Tottenham Hotspuri ka pësuar një disfatë të tmerrshme edhe pasditen e sotme (e shtunë).
Djelmoshat nën udhëheqjen e trajneri argjentinas Mauricio Pochettino janë mposhtur me rezultat befasues 3 me 0 në takimin e zhvilluar si mysafirë kundër Brightonit në kuadër të xhiros së tetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Gjithçka nisi në formë të tmerrshme për mysafirët në stadiumin “American Express”, ku portieri Hugo Lloris theu dorën në minutën e tretë me ç ‘rast nikoqirët zhbllokuan shifrat duke shënuar për 1 me 0 me anë të Neal Maupay.
Llorisit iu vendos edhe maska e oksigjenit nga stafi mjekësor si pasojë e zënies në një pozitë të papërshtatshme të dorës së majtë pas kontaktit me tokën me të larguar goditjen nga largësia.
Në vend të tij u inkuadrua në fushë portieri Paulo Gazzaniga, i cili pësoi dy gola nga Aaron Connolly.
Sulmuesi gjerman dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 32′ të pjesës së parë, ndërsa golin tjetër e shënoi në minutën e 65′ për 3 me 0.
Mysafirët kishin raste me anë të Harry Kanes e Lucas Mouras, por nuk arritën të gjejnë portën e skuadrës së Graham Potter.
Tottenhami me 11 pikë pas tetë xhirove gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa Brightoni me nëntë pikë gjendet në pozitën e 12 në tabelë./arbresh.info/
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...