Rreth 200 persona më shumë se vitin e kaluar janë përballur me sulm në zemër nga janari deri në gusht të këtij viti.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Tefik Bekteshi, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive në QKUK.
Ai ka thënë se në këtë klinikë në tetë muajt e këtij viti janë kryer 760 procedura te pacientë me infarkt akut të miokardit ndërsa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë kryer 563 procedura.
“Në tetë muajt e fundit, në fazën akute të infarktit të miokardit, në Klinikën për Kardiokirurgji dhe Kardiologji Invazive janë kryer 760 procedura te pacientë me infarkt akut të miokardit. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë realizuar 563 procedura të tilla”, ka thënë Bekteshi.
Sa i përket moshave se cilat janë më të prekura nga sulmet në zemër, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologji Invazive ka thënë se 305 raste janë te pacientët me moshën 65 vjeçare, 153 raste të moshës 50 deri në 64 vjet dhe 101 raste janë paraqitur te pacientët me moshën 49 vjeçare.
Ndërsa i pyetur se a ka përfunduar ndonjë rast me fatalitet nga sulmi në zemër, ai ka thënë se mortaliteti i pacientëve të cilët i janë nënshtruar procedurave në këtë klinikë dhe kanë qenë në fazën akute të miokardit në tetë muajt e këtij viti është 3.2%./arbresh.info/R.Rexhepi/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...