Analisti politik, Selami Shkodra, shprehet i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës , ku sipas tij ky vit i UP-së është i shkuar huq duke u përballur vetëm me probleme, grindje, mosmarrëveshje, fyerje e bllokada.
Sipas tij zgjedhjet në UP janë të domosdoshme sepse siç shkruan ai në llogarinë e tij në facebook, për këto zhvillime, përgjegjësia bie mbi organet kolegjiale dhe individuale brenda UP-së, transmeton arbresh.info
“Duke parë zhvillimet në UP si Universiteti më i madh dhe me traditë në vend jam i shqetësuar me kahjen që kanë marrë këto zhvillime tash e një vit, ku UP-në e kanë përcjell vetëm probleme, grindje, mosmarrëveshje,kërcënime reciproke, fyerje, vendime të kundërligjshme,bllokada,mosmarrëveshje dhe luftë speciale mediatike, heroizma të pa merituar, qe një vit UP ka “ecur” në vend duke mos bërë as një hap përpara në zhvillimin e proceseve të cilat janë të parapara në dokumentet themeltare të UP-së, për këtë vit të shkuar huq dhe të ngatërruar. Përgjegjësia bie mbi organet kolegjiale dhe individuale brenda UP-së si dhe institucioneve qeveritare, UP dhe studentët askujt nuk i kanë borxh që për qëllime meskine dhe interesa të ngushta të askujt të degjeneroj në këto përmasa. Andaj zgjedhjet në UP janë të shëndetshme madje të domosdoshme”, shkruan Shkodra në Facebook./arbresh.info
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...