Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do t’u thonë homologëve të tyre në një takim të G20-ës më 17 dhe 18 tetor se një përgjigje botërore është e nevojshme për monedhat digjitale, siç është ajo Libra e Facebook-ut, thuhet në një dokument të BE-së.
Ministrat, të cilët do të miratojnë zyrtarisht tekstin javën e ardhshme, do t’u bëjnë thirrje gjithashtu partnerëve të G20-ës që të reformojnë aspektin tatimor ndaj kompanive digjitale në vitin 2020, dhe të adresojnë urgjentisht tensionet tregtare që “vënë në rrezik rritjen ekonomike botërore”, thuhet në dokument.
Në qershor, kompania Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.
Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.
Ndërkohë edhe Kina ka shfaqur interesim për krijimin e monedhës së saj digjitale. Më 6 shtator, Mu Changchun, zëvëndës-drejtor i departamentit të pagesave në Bankën Popullore të Kinës, tha se zhvillimi i monedhës do të ndihmonte në mbrojtjen e sovranitetit të këmbimit valutor të vendit, pasi përdorimi i monedhave të tilla është zgjeruar.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...