Organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, ka hapur procedurë disiplinore ndaj Real Madridit dhe Club Brugget, pas ndeshjes mes këtyre dy klubeve të martën në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi u detyrua të luftojë për një barazim 2:2 në shtëpi kundër Club Brugge të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, pas ndeshjes, UEFA konfirmoi se ka hapur padi disiplinore ndaj të dyja klubeve, transmeton Gazeta Express.
Reali akuzohen për vonesën në fillimin e ndeshjes, Brugge për shkak të gjuhës ofenduese
Komiteti Disiplinor, i Etikës dhe Kontrollit i UEFA-s tha të enjten se Real Madridi përballet me akuzë për shkak të vonesës së fillimit të ndeshjes në “Santiago Bernabeu”, në pajtim me Artikullin 11 (2) në Regullativën Disiplinore të UEFA-s.
Ndërkohë, Brugge pritet të hetohet për shkeljen e Artikullit 15 (1), pasi mesfushori Rudy Vormer pretendohet se iu kishte drejtuar gjyqtarit kryesor me gjuhë ofenduese, pasi ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-të të ndeshjes.
Komiteti Disiplinor, i Etikës dhe Kontrollit të UEFA-s do të takohet për t’i hetuar këto akuza më 17 tetor, kur edhe do të bëhet publik masa e ndëshkimit për dy klubet. /Gazeta Express/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...