Nëse nuk e keni idenë se sa shumë është përmirësuar skuadra e Interit qysh pasi Antonio Conte mori detyrën, ndeshja e mbrëmjes së kaluar kundër Barcelonës tregon gjithçka.
Barcelona kishte me të vërtetë probleme kundër skuadrës italiane dhe madje duhet të konsiderohet shumë me fat që arriti të përmbys rezultatin në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Italianët dukeshin vazhdimisht të rrezikshëm deri para pushimit, por Luis Suarez realizoi dy herë për skuadrën e Ernesto Valverdes duke ia dhënë një fitore mjaftë të rëndësishme.
Messi arriti disi të marrë vëmendjen e të paktën katër mbrojtësve para se të shfaqte aftësitë e shkëlqyer duke dërguar topin te Suarez afër portës.
Finalizimi i perfekt i goditjes tregon se uruguaiani ishte në gjendjen e tij më të mirë.
Pas barazimit në ndeshjen e parë kundër Dortmundit, ishte shumë e rëndësishme për gjigantin katalaunas t’iu kthehet fitoreve në shtëpi./arbresh.info/
(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu momentin magjik nga Messi)
https://twitter.com/kunal_bhoyar/status/1179498460011089920
https://twitter.com/JamesAnalysis/status/1179497335316979714
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit