Cristiano Ronaldo theu një mori rekordesh në Ligë të Kampionëve me të shënuar golin e tretë të Juventusit në fitoren 3 me 0 në fazë të grupeve ndaj Bayer Leverkusenit.
Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi i dhanë një epërsi prej dy golave Juves në stadiumin Allianz para se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë të shënonte gjithashtu në minutën e 88′ të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
3-vjeçari vazhdon të udhëheq para Lionel Messit në krye të top golashënuesve evropian të të gjitha kohërave duke shënuar golin e 128-të në Torino.
Përveç kësaj, asnjë lojtar nuk ka shënuar gola kundër klubeve nga një vend i caktuar në Ligë të Kampionëve sesa Ronaldo. Ish lojtari i Manchester United ka shënuar 27 gola brenda 25 paraqitjeve kundër skuadrave gjermane.
Ronaldo tani ka shënuar në 14 sezone radhazi në Ligë të Kampionëve duke barazuar rekordin e Raulit dhe Messit.
Tutje, Ronaldo tani ka thyer edhe rekordin e ish bashkëlojtarit në Real Madrid, Iker Casillas, me më së shumti fitore në Ligë të Kampionëve gjatë të gjitha kohërave. Fitorja e së martës ishte e 102’ta në kompeticione evropiane.
Me golin e shënuar kundër Leverkusenit, ai barazoi rekordin e Raulit duke shënuar kundër 33 kundërshtarëve të ndryshëm në Ligë të Kampionëve.
Në fund, fitorja në Grupin D ishte edhe me rëndësi të madhe për yllin e Juves për shkak se shënoi përvjetorin e 16 nga debutimi i tij në Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi bëri paraqitjen e tij të parë në disfatën 2 me 1 të Manchester United kundër Stuttgartit më 1 tetor të vitit 2003./arbresh.info/
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...