Ish-kryeministri francez Edouard Balladur, tashmë në moshën 90-vjeçare, do të gjykohet për “bashkëpunim në abuzimin me pasuritë shoqërore” nga një gjykatë speciale, në çështjen mbi një financim politik të fshehtë të mundshëm gjatë firmosjes së kontratave për armët me Pakistanin dhe Arabinë Saudite, bëri të ditur prokuroria.
Në lidhje me këtë çështje, do të gjykohet nga Gjykata e Drejtësisë së Republikës edhe ish-ministri i Mbrojtjes, François Leotard, 77 vjeç, shtoi prokurori i përgjithshëm, François Molins.
Dy ish-drejtuesit u paditën në vitin 2017 në lidhje me çështjen Karachi, që e mori emrin nga atentatit i 8 majit 2008, ku u vranë 15 persona, midis të cilëve 11 nëpunës francezë të departamentit të Ndërtimit të Anijeve dhe u plagosën 12 të tjerë, në qytetin portual pakistanez.
Viktimat po punonin në ndërtimin e njërës prej tri nëndetëseve të shitura në këtë vend nën qeverinë e Edouard Balladur-it.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...