Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë në emisionin ‘Repolitix’ pas draftit të Komisionit të Venecias që evidentoi se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat Kushtetuese.
Kreu i qeverisë thotë se tashmë i takon komisionit të posaçëm për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e saj. Madje Rama është shprehur ftohtë, duke thënë se nuk i intereson fati i Ilir Metës.
” Nuk është më puna ime, qëndrimet i kam mbajtur kur ndodhi shkelja dhe për mua tani është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur më pyesnit si do të bëhen zgjedhje me një parti dhe u thosha asnjë parti apo një grup nuk mund të marrin peng zgjedhjet. Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka asnjë diskutim se shkuarja në zgjedhje ka qenë vendim i duhur dhe se zgjedhjet janë plotësisht legjitime… Nuk kam asnjë minutë për t’u marrë me fatin e Ilir Metës.
Mbrëmë jam marrë me fatin e një djali që gjendej në një situatë dramatike që prej tetë vitesh e trajtojnë në shtëpi dhe u mungonte një spital special për sëmundjen e tij, nuk kishin trokitur në dyer e autoriteteve, u desh një faqe në Facebook që të merrej vesh. Djalin e kemi sjellë në Tiranë dhe tani po kthehet në shtëpi ku do të ketë edhe krevatin e krijuar posaçërisht për këtë sëmundje. Kjo është shumë e rëndësishme se fati i Ilir Metës. Ilir Meta nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe uroj të mos ketë kurrë, për problemet e tjera të Ilir Metës nuk kam asnjë interes, fare” tha ai.
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti