Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, ka thënë se opinioni publik tashmë është në anën e zhvillimit të hetimeve ndaj presidentit Donald Trump. Deklarata e saj erdhi pas publikimit të të dhënave të reja për bisedat e kreut të Shtëpisë së Bardhë me homologun e tij ukrainas.
Pelosi këtë javë doli në përkrahje të hetimeve pas dyshimeve se presidenti amerikan kishte kërkuar favor politik nga kryetari i Ukrainës për ta ndihmuar atë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Kryetarja e njërit prej institucioneve më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara edhe më parë kishte bërë thirrje për zhvillim të hetimeve kundër presidentit, por ato u shtuan pas publikimi të raportit të hetuesit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
“Qëndrimi i publikut ka ndryshuar plotësisht. Mund të ndërrojë edhe tani, kushedi, por tash për tash populli amerikan po e marrin një vendim tjetër”, tha Pelosi gjatë një tubimi me gazetarë, të organizuar nga faqja e lajmeve “Texas Tribune”.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara do t’i tërhiqte ndihmat ushtarake, të siguruara nga taksapaguesit, për ta shkatërruar liderin e një shteti tjetër, nëse ai nuk ia bën një favor politik, kështu është kjo punë, shumë e qartë”, shtoi ajo.
Gjatë një bisede telefonike, të realizuar më 25 korrik, presidenti amerikan dëgjohet duke kërkuar nga homologu i tij ukrainas që organet e shtetit të tij të nisin hetime kundër kundërshtarit politik, Joe Biden, dhe djalit të tij, Hunter Biden, i cili më parë ka qenë pjesë e bordit të një kompanie të energjisë në Ukrainë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...