Zinedine Zidane është deklaruar pas barazimit pa gola me Atletico Madridin.
Los Cholchonerso dhe Real Madridi u përballën në kuadër të javës së shtatë në La Liga, mirëpo nuk arritën at fusin asnjëherë topin në rrjetë.
Trajneri francez ka thënë se skuadra e tij ka dhënë gjithçka për ta fituar derbin, por ka vlerësuar lartë formë e Jan Oblak.
“Lojtarët dhanë gjithçka në fushë dhe zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë, mirëpo fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.
“Karim Benzema bëri disa gjuajtje brilante, pro Jan Oblak bëri disa pritje fantastike. Merituam ta fitonim këtë ndeshje, pasi luajtëm më mirë dhe kishim posedimin e topit gjatë gjithë kohës”, ka shtuar më tej francezi.
Real Madridi në javën e tetë do të përballet me Granadan në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?