Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde.
Presidentja Jahjaga e njoftoi zotin Conde me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë duke theksuar përparimin e arritur dhe përkushtimin e institucioneve në realizimin me sukses të reformave në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Jahjaga dhe Conde diskutuan për progresin e arritur në Kosovë në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtave të komuniteteve, zhvillimin e përgjithshëm demokratik dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëveprimit të Kosovës me Këshillin e Evropës dhe avancimin sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona