Liverpooli ka përforcuar kreun e tabelës në Premierë Ligë falë golit nga Georginio Wijnaldum.
Kampioni i Evropës vazhdon rekordin e 100 për qind me fitore në Premierë Ligë në sezonin 2019/20 me të gjitha fitore në shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani, shkruan portali arbresh.info.
Wijnaldum ishte heroi i skuadrës së Jurgen Klopp çuditërisht nuk arriti të gjej portën deri në minutën e 70′ të ndeshjes.
Një goditje e fuqishme nga anësori holandez u ndalë nga portieri Dean Henderson, por ky i fundit nuk arriti të mbajë topin që depërtoi në mes të këmbëve të tij duke kaluar me ngadalësi vijën e fundit.
Me 21 pikë pas shtatë xhirove, Liverpooli gjendet në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se rivali më i afërt – kampioni në fuqi Manchester City, ndërsa Sheffield United vazhdon qëndrimin në pozitën e dhjetë me tetë pikë./arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu