Afër 5.000 turistë britanikë janë larguar nga Turqia pas falimentimit të operatorit turistik Thomas Cook në fillim të javës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjithsej 4.920 turistë janë rikthyer në vendet e tyre përmes 21 fluturimeve”, tha në një deklaratë Zyra e Guvernatorit të qytetit turistik Antalya në jug të Turqisë.
Në deklaratë thuhet se janë duke vazhduar përpjekjet për kthimin e sigurt të turistëve britanikë që erdhën në Antalya përmes rezervimeve të operatorit britanik.
Operatori turistik dhe linja ajrore britanike i dha fund veprimtarisë “me efekt të menjëhershëm”, njoftuan autoritetet britanike të hënën.
Rënia e operatorit ikonik 178-vjeçar erdhi për shkak të vështirësive financiare dhe dështimit për të siguruar një marrëveshje prej rreth 1,1 miliardë funtash.
Rreth 150.000 persona do të ndikohen nga rezervimet dhe fluturimet e anuluara.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...