Siguria e krijuar gjatë këtij sezoni veror për të gjithë vizitorët dhe turistët është meritë e shërbimit që bënë forcat e policisë dhe vrojtuesit e plazhit. Për këtë arsye, Ministri i Turizmit Blendi Klosi u rezervoi atyre një takim falenderimi në zonën turistike të Shëngjinit.
Klosi tha se vera që kaloi ishte një sezon më i sigurtë falë punës së strukturave të rendit të cilat këtë vit përballuan një numër prej 1 550 000 turistësh vetëm gjatë muajit gusht, ndërsa në 8 muaj kjo shifër ishte 10.8% më e lartë se 1 vit më parë.
Duke qëndruar në sigurinë e jetës në plazh, ministri Klosi solli në shifra kontributin e vrojtuesve të plazhit, të cilët kanë shpëtuar 84 jetë njerëzish. Ai foli edhe për problematikat e sezonit duke theksuar se ka ardhur koha që të vendosen rregulla më të forta në menaxhimin e zonës së plazhit. /ABC News Albania 24/7
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...