Është e turpshme dhe hipokrite ajo që bëri Rada Trajkoviq, i cili e filloi fushatën në vendin ku u vra Oliveri.
Kështu ka thënë Millena Ivanoviq, gruaja e Oliver Ivanoviqit, kryetar i Iniciativës Qytetare SDP, i cili u vra para zyrave të partisë së tij në veri të Mitrovicës në janarin e vitit të shkuar, transmeton Klan Kosova.
Ajo në Televizionin Pink duke iu referuar procesit gjyqësor të burrit të saj të ndjerë në Prishtinë pyeti “ku ishte Rada Trajkoviq ndërsa ne po luftonim për lirinë e Oliver-it për tre vjet e gjysmë”.
Reagimi i Millena Ivanoviqit erdhi pasi Trajkoviq si anëtare e koalicionit “Slloboda” fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë e nisi në vendin ku u vra Ivanoviqi.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...