Drejtori i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), Ferki Fejza, në Francë, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Zyrës Ndërkombëtarë të Peshave dhe Masave (BIPM), Martin Milton dhe sekretarin e Komiteti Ndërkombëtar për Pesha dhe Masa (CIPM), Takashi Usuda,.
Fejza ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BIPM, në mars të këtij viti.
Në këtë takim, që ishte edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, u diskutua për procesin e anëtarësimit të Agjencisë së Metrologjisë në BIMP, ku sipas Fejzës, Kosova ka marrë mbështetje.
“Ne besojmë se Kosova do ketë mundësinë që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e BIPM dhe kjo do të ishte një e arritur e madhe për Metrologjinë e Kosovës, pasi që do krijojë mundësi të mëdha dhe do eliminojë barrierat jo-tarifore”, ka thënë Fejza. /arbresh.info/

Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare