Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse fiton zgjedhjet, 1/3 e qeverisë së udhëhequr nga ai do të jetë femra.
Haradinaj, ka thënë se nëse qeveria do t’i ketë 18 ministri, 6 prej tyre do të drejtohen nga femrat e jo si deri më tash që maksimumi kanë qenë tri ministre.
“Për momentin është e vështirë të jap emra të përveçëm”, tha ai në RTV Dukagjini.
Ai është shprehur i bindur se koalicioni AAK-PSD do t’i fitojnë zgjedhjet, por thotë se nuk janë duke trumbetuar veten si fitues.
“Kur kemi mbajtur tubimin me PSD-në në Prishtinë para dhjetë ditëve gjithë qyteti është bllokuar edhe pse nuk kemi angazhuar autobusë. Sot kemi qenë në Sallë të Kuqe, pa asnjë ndihmë nga askush pos organizimit të degës së Prishtinës, nuk kemi pasur ku t’i futim njerëzit”.
Haradinaj thotë se më nuk po kanë nevojë të mobilizojnë njerëz nga qytete tjera për të organizuar tubime të mëdha elektorale.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...