Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Musevi, tha se janë të gatshëm të bisedojnë me Arabinë Saudite në çdo nivel, raporton Anadolu Agency (AA).
Musevi ka vlerësuar për AA mundësinë e bisedimeve mes Teheranit dhe Riadit.
I pyetur nëse i shikon të mundshme bisedimet Iran-Arabi Saudite në sesionin me temë “Bagdadi” që do të zhvillojë Iraku, Musevi iu përgjigj se, “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me Arabinë Saudite në çdo nivel me apo pa ndërmjetës. Nëse zhvillohet një sesion i tillë ne jemi të gatshëm të bisedojmë me Arabinë Saudite në takim dypalësh ose në formën e mbledhjes”.
Pakistani, Gjermania, Japonia dhe Iraku kanë shprehur dëshirën për të kryer rolin e ndërmjetësuesit, ka njoftuar Musevi, duke shtuar se qeveria e Teheranit gjithmonë ka dhënë përgjigje pozitive ndaj këtyre kërkesave.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, në një deklaratë për shtyp dje theksoi se Arabia Saudite dhe SHBA-ja kishin kërkuar nga ai që të kryejnë ndërmjetësuesin mes tyre dhe Iranit.
Po ashtu edhe presidenti i Irakut, Berhem Salih, në një deklaratë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kishte njoftuar se kanë planifikuar të zhvillojnë një sesion me temë “një rajon në Bagdad” ku do të mblidhen fqinjët e Irakut.
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...