Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë që pavarësisht se janë liderë, nuk është e rëndësishme pozita në tabelë.
Sipas tij, ajo çfarë ka rendësi është besimi në ato që bëjnë.
“Jemi lider, por nuk ka rëndësi. Me rëndësi është të vazhdojmë në këtë rrugë. Duhet të besojmë në ato që bëjmë. Do të kemi momente të komplikuara”, deklaroi ai.
Zidane në fund u pyet se si kishte guxim të fusë në lojë, lojtarët që zakonisht janë rezervë. Tekniku francez tha se nuk bëhet fjalë për guxim, por se beson në të gjithë lojtarët e tij, pa dallim.
“Besoj të 25 lojtarët e mi. Nuk duhet të tregohem i guximshëm. Kam besim tek të gjithë”, deklaroi ai.
Reali dje mposhti Osasunen me rezultat 2-0 duke fituar tri pikë të tjera.
Real Madridi është në krye me 13 pikë, një më shumë se Atletico Madrid, klub më të cilin do të ndeshet këtë të shtunë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës