Ajo do të martohet me partnerin e saj muzikant Justin Bieber për të dytën herë në një ceremoni intime në kishë këtë fundjavë në Karolinën e Jugut.
Por Hailey Bieber që tani na ka dhënë një ide sesi do të duket e veshur nuse me të bardha, pasi organizoi një festë beqarie me shoqet në Kalifornia, të mërkurën në mbrëmje.
Modelja 22-vjeçare, shoqërohej nga mikeshat e saj të ngushta mes të cilave Kendall Jenner, gjatë darkës në Ysabel dhe më pas në klubin e natës Delilah.
Hailey kishte veshur një fustan pas trupit të bardhë, ndërsa ajo që e bënte më nusërore paraqitjen e saj ishte velloja e bardhë në flokë.
Ndërkohë Kendall dukej sikur kishte ardhur direkt nga pasarela pasi shihej e veshur me një fustan mëndafshi ngjyrë blu, super të shkurtër.
Këto pamje vijnë pasi Kendall u fotografua në një dyqan lodrash seksi, me siguri për të blerë disa gjëra të nevojshme para festës më vajzat!



Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...