Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të shkrimit të gazetës serbe “Blic”, e cila pohon se para zgjedhjeve të vjetme e ka financuar Listën Serbe me 100 mijë euro, duke e quajtur informatën “rrenë e kulluar” dhe duke akuzuar për shpifje kryeministrin Isa Mustafa dhe “partnerët e tij serbë”.
“Shkrimet e sotme të shtypit të Prishtinës të cilat i referohen shtypit të verdhë serb, për gjoja financimin me 100 mijë euro të “Listës Serbe” nga Ramush Haradinaj, janë rrenë e kulluar dhe e paguar. Haradinaj nuk ka financuar asnjë parti serbe kurrë.
Ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës.
Të gjithë ata që provojnë që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë pavarësisht çmimit do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim.
Përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot janë në grahmat e fundit”, thuhet në reagimin e Haradinajt ndaj pohimeve të gazetës serbe se i ka dhënë 100.000 euro Aleksandar Jabllanoviqit.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...