Sulmuesi Besart Berisha pritet të nënshkruajë shumë shpejt me klubin australian Western United pas eksperiencës që e pati në Japoni.
Ekipi i ri i A-League, Western United raportohet se është afër transferimit të sulmuesit kosovar. Sipas mediave australiane, 34 vjeçari do të nënshkruajë për ekipin e Mark Rudan, i cili është në kërkim të një sulmuesi me përvojë. Berisha ka pasaportë australiane dhe tash do të konsiderohet si lojtar vendor.
Ish-përfaqësuesi kosovar i ka zhvilluar 116 ndeshje në kampionatin australian duke thyer rekorde me gola. Mirëpo, ai dështoi të gjente klub që kur u nda nga ekipi i J-League, Sanfrecee Hiroshima.
Berisha e kishte arritur kulmin e karrierës në Brisbane Roar, ku i kishte fituar dy tituj para se të lëvizte drejt Melbourne Victory, ku i kishte fituar po ashtu dy tituj kampioni.
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...