Interi dhe Lazio përballen me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
“Nerazzurrët” janë në krye të tabelës me një rekord perfekt duke siguruar katër fitore dhe duke marrë 12 pikë, ndërsa skuadra mysafire qëndron në pozitën e pestë me shtatë pikë të mbledhura, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Antonio Contes nis ndeshjen e sotme pas derbit lokal të fituar të shtunën ndaj Milanit me rezultat 2 me 0.
Ndërkohë, Lazio i dha fund tri ndeshjeve radhazi pa fitore të dielën duke fituar në shtëpi ndaj Parmas.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre në Giuseppe Meazza që fillon nga ora 21:00./arbresh.info/
Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Vecino, Biraghi; Politano, R Lukaku
Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Lazzari, Milinkovic-Savic, Parolo, Luis Alberto, Jony; Correa, Caicedo
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...