Gareth Bale ka mbetur jashtë skuadrës së Real Madridit për ndeshjen kundër Osasunës, e cila do të zhvillohet në kuadër të La Ligës, të mërkurën.
Skuadra e Zinedine Zidane do të tentojë ta vazhdojë ecurinë me fitore, pas ndeshjes kundër Sevillas të dielën, me fitore kundër klubit të promovuar nga liga e nivelit të dytë këtë sezon, Osasunas, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, këtë synim madrilenët do të duhet të arrijnë pa Bale në skuadër, përkundër që uellsiani e ka nisur fuqishëm sezonin e ri të La Ligës, përkundër që e gjithë vera shkoi me spekulime për të ardhmen e tij.
Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, e pamundësoi transferimin e Bale në klubin e Superligës kineze, Jiangsu Suning, përderisa Zidane dëshironte ta largonte nga skuadra e tij futbollistin.
Megjithatë, pas gjithë kësaj, reagimi i Bale ka qenë mbresëlënës, pasi që ish-ylli i Tottenhamit ka kontribuar me dy gola dhe një asist në katër ndeshjet e tij në kuadër të La Ligës gjatë sezonit 2019/20.
Zidane madje e lavdëroi Bale për ndikimin e tij në skuadër, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Osasunas, duke e quajtur 30-vjeçarin futbollist të mrekullueshëm.
“Bale është shumë i përqendruar, ashtu siç janë të gjithë. Ai dëshiron të bëjë punë të mrekullueshme dhe është në një moment të mirë. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe ai e di se është lojtar i mrekullueshëm”, tha Zidane.
Megjitahtë, Bale do të detyrohet ta ndjekë ndeshjen e radhës të madrilenëve nga tribunat. Real Madridi e ka lënë të mbetet mister mungesën e Bale, pasi që nuk ka lëshuar ende asnjë lajmërim nëse mungesa e tij është shkaku i ndonjë lëndimi apo atij thjesht i është dhënë pushim para derbit me Atletico Madridin.
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...