Gjatë muajt nëntor pritet të inaugurohet “Arena Kombëtare” dhe punimet janë drejt fundit. Por, polemikat gjatë ndërtimit të stadiumit dhe në këto momente kanë qenë të shumta. Herë vonesat dhe herë projekti janë bërë shkaku i debatit.
Në emisionin “Pressing” në ABC News të ftuar ishin Eduard Prodanit, ish-sekretar i FSHF-së dhe Arben Dervishaj që ka rolin e inxhinierit në stadiumin e ri, të cilët kanë pasur një debat për “Arenën Kombëtare”.
Prodani e ka konsideruar FSHF-në si një ndërmarrje ndërtimi duke qenë se po merret vetëm me ndërtimet e impianteve dhe jo me zhvillimin e futbollit në vend. Nga ana tjetër Dervishaj shprehet se çdo gjë është brenda rregullave.
Ndërkaq debati ka devijuar edhe për çmimet e biletave, të cilat sipas Prodanit kanë qenë të shtrenjta.
Prodani: “Çmimet janë politikë e gabuar sepse duhet promovuar futbolli. 50 mijë lekë bileta është çmim shumë i lartë pasi kam parë biznesmenë që tërhiqeshin ose e kërkonin falas. Ne shohim çmime nga 2-3 mijë lek të vjetra dhe prapë nuk vijnë tifozat. Të tillë gjendje ekonomike kemi dhe është absurde të krahasohemi me Francën”.
Dervishaj: “Futbolli nuk është për hallexhinj”.
Prodani: “Federata është bërë një ndërmarrje ndërtimi. Po investoni miliona euro në zyra ndërsa jashtë janë fëmijët e zhveshur në dimër. Ky është fakti. Federata ka zyra. Zhvilloni futbollin njëherë pastaj zyrat”.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...