Kryeministri Zoran Zaev sot në Nju Jork për herë të parë u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në takim, Zaev ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përqendruar maksimalisht në qasje konstruktive në ndërtimin e partneritetit të ndërsjellë bazuar në miqësi dhe interes të përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e gatshme në mënyrë të plotë të zbatojë Planin aksional të intensifikimit të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, siç është paraparë në Marrëveshjen e Prespës, e cila është marrëveshje historike dhe e rëndësishme në ndërtimin e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve konstruktive mes dyja vendeve”, thuhet në njoftimin qeveritar për shtyp.
Zaev ka thënë se është respekt fakti që Greqia është vendi i parë anëtar i NATO-s që ka ratifikuar Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Në takim me kryeministrin grek Mitsotakis, kryeministri Zaev e njoftoi për përpjekjet e përforcimit të zbatimit të reformave me qëllim që të nisen bisedimet për hyrje në BE, me çka edhe pret vendim pozitiv në tetor të këtij viti. U shpreh përkrahje nga ana e kryeministrit grek për nisjen e bisedimeve me BE-në dhe u potencua se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është kyçe në avancimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.
Në takim është konkluduar se avancimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e këmbimit tregtar dhe investimet e drejtpërdrejta janë në interes të qytetarëve të dy vendeve.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...