Manchester Unitedi e ka bërë publik raportin financiar për vitin e fundit, kur kanë shënuar të ardhura vjetore rekorde prej 627.1 milionë funtesh. Drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, ka insistuar se klubi do të përkushtohet te problemet në fushë.
Manchester Unitedi ka bërë të ditur se i ka fituar 627 milionë funte gjatë vitit të fundit financiar, duke e dëshmuar edhe një herë se për drejtuesit e klubit fitimet financiare kanë shumë rëndësi, pavarësisht formës së skuadrës në fushën e lojës, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, drejtori ekzekutiv, Ed Woodward, insiston se klubi është ende i përkushtuar ndaj problemeve në fushën e lojës dhe insiston se arritja e trofeve mbetet qëllimi i tij kryesor në “Old Trafford”.
“Djajtë e kuq” e kanë pasur një fillim të vështirë në këtë sezon të ri, pas disfatave kundër Crystal Palace dhe West Hamit në Premierligë, ku u shfaqën të metat e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.
Manchester Unitedi për momentin radhitet në pozitën e tetë në tabelën e Premierligës, me dhjetë pikë më pak sesa Liverpooli, vetëm pas gjashtë xhirove të zhvilluara.
Shifrat financiare nuk janë pritur mirë nga tifozët e klubit, të cilët po protestojnë kundër pronarëve dhe drejtuesve për shkak të përkushtimit të tyre vetëm për aspektin financiar. Por, Woodward tentoi t’i bindë tifozët se klubit i ka prioritet çështjet sportive.
“Ne mbetemi të përqendruar në planin për ta rindërtuar skuadrën dhe të vazhdojmë ta përforcojmë sistemin tonë të akademisë, që është në vijë me filozofinë e klubit dhe atë të trajnerit”, ka Woodward.
“Të gjithë në Manchester United janë të përkushtuar për ta arritur qëllimin tonë primar, që është të fitojmë trofe”.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...